Caktohet arbitri i ndeshjes Spanjë – Francë
Slloveni Slavko Vinçiq është caktuar si arbitër kryesor i ndeshjes gjysmëfinale të Kampionatit Evropian “Gjermania 2024” ndërmjet Spanjës dhe Francës.
Gjyqtarët anësorë janë Tomaz Klancnik dhe Andraz Kovaçiq, derisa në VAR do të jetë Nejc Kajtazoviq.
Vinçiq ka drejtuar dy ndeshje në fazën grupore në “Euro 2024”. Ishte në ndeshjet Zvicër – Hungari dhe Spanjë – Itali.
44-vjeçari Vinçiq më 1 qershor ka drejtuar finalen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Real Madridit dhe Dortmundit.
Gjysmëfinalja Spanjë – Francë zhvillohet të martën nga ora 21:00 në Munih.
(Kosova Sot Online)