Ja kush do të ankohet në UEFA për kombëtaren spanjolle
Federata e futbollit të Gjibraltarit ka reaguar ashpër ndaj fjalimeve të lojtarëve të Spanjës gjatë festimeve për fitimin e Kampionatit Evropian.
Në momente të ndryshme gjatë festës, disa lojtarë kënduan “Gibraltari është spanjoll”, një mesazh kushtuar rivalëve të Anglisë.
Rodri, i cili luan në Premier League për Manchester Cityn, ishte një nga ata që inkurajoi bashkëlojtarët e tij të këndonin këngën në një moment gjatë festës.
Kapiteni i Spanjës, Alvaro Morata, ka reaguar ndaj gjestit të Rodrit duke i thënë: “Ti luan në Angli, partner”.
Këtë të martë, Gjibraltari njoftoi synimin e tyre për të bërë një ankesë zyrtare për këto ngjarje në UEFA, duke i quajtur ato “provokative dhe ofenduese” dhe duke kujtuar se “nuk ka vend në futboll për sjellje të tilla”.
“Federata e Futbollit të Gjibraltarit do të bëjë një ankesë zyrtare në UEFA pas festimeve të Kombëtares së Spanjës për meshkuj në Euro 2024.
Federata e Futbollit të Gjibraltarit ka vënë në dukje natyrën shumë provokuese dhe ofenduese të festimeve që rrethojnë fitoren e ekipit spanjoll të meshkujve në Euro 2024″, shkruhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)