Partizani i Tiranës mposhtet pastër në ndeshjen e parë nga Iberia 1999

  • E.k /
  • 25 July 2024 - 20:26
Partizani i Tiranës mposhtet pastër në ndeshjen e parë nga Iberia 1999

Partizani i Tiranës mposhtet pastër në ndeshjen e parë nga Iberia 1999.

Partizani i Tiranës ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Ekipi shqiptar u mposht në udhëtim 2:0 nga skuadra gjeorgjiane, Iberia 1999.

Nonikashvili kaloi vendasit në epërsi me një gol nga penalltia në minutën e 31-të të takimit.

Rrapaj i Partizanit mori kartonin e dytë të verdhë në minutnë e 47-të, duke e lënë skuadrën me një lojtar më pak në fushë për një pjesë.

E më pas ishte gjithçka shumë më e lehtë për vendasit, që arritën ta shënonin edhe golin e dytë nëpërmjet Sylla në minutën e 57-të.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një javë në Shqipëri. 

(Kosova Sot Online)