Hakimi afër të nënshkruajë kontratë

  • A.P /
  • 22 November 2024 - 07:41
Hakimi afër të nënshkruajë kontratë

Mbrojtësi i djathtë, Achraf Hakimi do të nënshkruajë kontratë të re afatgjatë me Paris Saint-Germain, raporton “RMC Sport”.

Marrëveshja e re do ta mbajë reprezentuesin maroken në Parc des Princes deri në verën e vitit 2029

Hakimi ra dakord për gjithçka me drejtorin sportiv Luis Campos në gusht, me PSG-në që pritet të bëjë një njoftim së shpejti.

Më herët, Hakimi kishte qenë pjesë e Real Madridit, Dortmundit dhe Interit, para transferimit në kryeqytetin francez.

(Kosova Sot Online)