
Daku hyn në formacionin e javës në Rusi

Mirlind Daku është duke u munduar ta rikthejë dalëngadalë formën optimale, pas lëndimit që e kishte pësuar së fundmi.
Sulmuesi kosovar shkëlqeu në fundjavën që shkoi me Rubin Kazanin.
Përfaqësuesi shqiptar ishte protagonist në fitoren e ekipit të tij në kuadër të xhiros së 16-të të Superligës ruse.
Gjilanasi i realizoi dy gola në fitoren e Rubin Kazanit me rezultat 3:0 në shtëpi ndaj ekipit Akron.
Dhe, kjo paraqitje fenomenale e tij u vlerësua lartë nga faqja e specializuar për vlerësimin e lojtarëve dhe të ndeshjeve – Sofascore, e cila ia dha atij notën 9.5
Me këtë rast, ish-futbollisti i Llapit e Ballkanit u përfshi në ekipin ideal të javës në Rusi.
(Kosova Sot Online)