
Vinicius, kapiteni krenar i Real Madridit

Vinicius Junior është duke e shijuar çdo moment tek Real Madridi.
Ylli brazilian po e jep kontributin e tij tek “Los Blancos”, ndërsa mbrëmë atij iu bë një nder i madh.
Në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Copa del Rey kundër Real Sociedadit, përfaqësuesit brazilian iu besua shiriti i kapitenit,
Dhe, ky besim që ia dha trajneri Carlo Ancelotti, në mungesë të Luka Modric e Lucas Vasquez në formacionin startues, bëri që 24 vjeçari ta vendos në krahë shiritin e kapitenit.
“Është diçka mjaft speciale që të jem në gjendje ta vendos në krahë shiritin e kapitenit të Real Madridit për herë të parë në moshën 24 vjeçare. Është klubi më i madh në botë”, deklaroi Vinicius.
Natyrisht, nata e mbrëmshme nuk ishte dhe aq e lehtë për futbollistin më të mirë në botë të zgjedhur nga FIFA pasi u përball me fyerje në baza raciste nga tifozët vendës, disa prej së cilëve i imituan majmunët duke u munduar që ta lëndonin shpirtërisht Viniciusin.
(Kosova Sot Online)