Shpendi shantazhon Albinin, synon devollizimin e VV-së (Video)

  • 11 January 2018 - 08:10
Shpendi shantazhon Albinin, synon devollizimin e VV-së (Video)

PRAPASKENAT E DRAMËS NË LËVIZJEN "VETËVENDOSJE"

Badallaj: "Mafio-oligarkët, banda 'Pronto', klubi i Shpend Jahtit, banda serbiane me aferat korruptive Devolli, e blenë shtetin, i përbuzën memecët e sistemit të kalbur gjyqësor dhe po bëjnë hata në Prishtinë!"

"Krejt kjo tollovi në VV burimin e ka te motori i krimit të organizuar. Shpend Jahti dhe Dardan Sejdiu, të cilët bashkë me Devollët dhe ortakun e tyre të inkriminuar ia kanë shpërlarë trurin, përmes joshjeve të panumërta multimilionëshe, edhe Dardan Molliqajt dhe klubit e klikës së tij brenda VV-së, po tentojnë që përmes manipulimit e mashtrimit të sjellin në krye të VV-së njeriun e përkrahur dhe të paguar nga krimi i organizuar dhe nëntoka kriminale, e që është vetë Shpend Ahmeti me asistentin e pandashëm, Dardan Sejdiu, si 'zagarin' për gjuetarin!", potencoi analisti Ragip Guraziu për gazetën "Kosova Sot"

Duke parë zhvillimin dramatik të ngjarjeve në VV dhe prapaskenat e kryetarit të komunës, Shpend Ahmeti, analistët politikë thonë se Shpend Ahmeti po e shantazhon Albin Kurtin, madje edhe përmes takimeve të shpeshta e ngjitjeve me Ramush Haradinajn, që sipas tyre ka për synim që pasuritë publike të shtetit në Prishtinë, e sidomos Pallatin e Rinise dhe tokën disa hektarësh komunale përreth këtij Pallati, që Shpend Ahmeti duket se ia ka premtuar Devollëve para afro 4 vjetësh gjatë takimeve të hershme në jahtin e tyre! Po ashtu, sipas analistëve, tani po dëshmohet se VV-ja, partia e cila akuzonte rivalët tjerë për kapje të shtetit, korrupsion, krim të organizuar dhe vrapim pas pasurimit të shpejtë kriminal, është përfshirë vetë nga disa segmente të saj dhe të cilët nuk i rezistuan aspak inkriminimit, bile në dhjetor të vitit 2013 dhe janar 2014 thuhet që në formë avanci për marrëveshjen kriminale që kishin bërë morën 3 çelësa të tri shtëpive në Fshatin ndërkombëtar në Pishinë, për të vijuar më tutje aq shumë saqë ia kaluan shumëfish edhe klanit PRONTO. Tani, kur Shpend Ahmeti është në mandatin e dytë, njohësit e këtyre zhvillimeve dyshojnë se kryetari Ahmeti këtë mandat e ka fituar si të blerë ekskluzivisht për vëllezërit Devolli, që t`iu ndajë dhjetëra hektarë tokë në qendër të Prishtinës, te Pallati i Rinisë, pastaj Stacionin e autobusëve dhe tenderët, gjë që ka filluar t`iu japë tani më kompanive të Blerim Devollit në Maltë (parajsë fiskale) e shumëçka tjetër. Po ashtu thuhet që pjesë e kësaj paligjshmërie, sipas analistëve, duhet të jenë edhe Dardan Sejdiu me bashkë-ortakun e Devollvëve, Dardan Molliqaj. Analistët thonë se Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu e Dardan Molliqaj nga miqtë e deridjeshëm quhen "hiena të rrezikshme të VV-së", mandej "klika" e organizuar kundër Kurtit dhe i akuzojnë për lidhjet e tyre me mafio-oligarkët 'Devolli', gjegjësisht klanin COCA COLA ZERO dhe PRONTO, por edhe i quajnë të tretë mashtrues kriminale dhe dredhaxhinj dhe që kanë punuar pas shpine për të shkatërruar VV-në e për të sjellë Shpend Ahmetin në krye të VV-së. Sado që për këto akuza të përditshme dhe dyshime që dalin nga analistë të skenës politike, gazeta ka kërkuar sërish komentin dhe mendimin e Shpend Ahmetit,vëllezërve Devolli dhe të gjithë të apostrofuarve, ata nuk kanë pasur kurajë që të përgjigjen në pyetjet e dërguara.

Albini po tregohet naiv

Edhe analisti Reshat Badallaj dyshon se Shpend Ahmeti ka kohë që me disa të tjerë të këtij klubi të 'Vetëvendosjes' ka përgatitur terren dhe i ka zënë pritën, siç thotë ai, naivit Albin Kurti, për ta goditur dhe për t´i rënë thikë pas shpine."Ky dredharak nuk vepron vetëm, ky vepron sipas urdhrave të kanaleve të nëntokës kriminale të dirigjuar nga banda serbiane 'Devolli'. Dorëheqjet që po ndodhin dita-ditës nga këta janë të përgatitura qëmoti, nuk janë sot, kundër Albinit. U pa se sa u burgos dhe qëndronte në burg naivi Albin Kurti kjo bandë mafio-oligarkësh u hodhën në veprim dhe filluan të nxjerrin të palarat e tyre të pista se çka kanë bërë kundër popullatës së Prishtinës, me mashtrime, rrena, shantazhe dhe lloj-lloj hajnish tjera. Matrapazi Shpend Ahmeti, në mënyrën e tij tinëzare, ia hodhi karremin edhe Rambos që të bjerë në grepin e tij... Shpend Ahmeti është i lindur për dredhi dhe tradhti vetëm e vetëm të pasurohet", tha Badallaj për "Kosova Sot". Tani edhe Badallaj thotë se për prishtinasit janë të rrezikshme lidhjet e Shpendit me Devollët. "Ka të ngjarë se shumica prej tyre janë të trajnuar nga klanet e zemunpoljes. Këta janë të pabesë, janë besëprerë. Dhe si e morën pushtetin këta mafio-oligarkë...? Nuk e morën me punë, se as që kishin filluar punën, e morën me mashtrime me rrena, dallavere, blerje votash. Me fjale të tjera kjo pasuri e Prishtinës është në plan t´iu jepet bandës Devolli dhe Shpendi me sejmenët e tjerë të pasurohet përjetë- sisht. Por, do të vjen dita që populli nuk do të durojë dhe do të ngrihet i tëri në këmbë për të mbrojtur pasurinë shtetërore që mafio-oligarkët po e shesin si të ishte malli i babës", ka potencuar Badallaj. Një përgjegjësi për lejimin e këtyre pazareve, sipas Badallajt, e ka edhe Prokuroria e Shtetit, që po i mbyll sytë para veprimeve të tilla të dyshimta. "Faji do të bjerë dhe u tregua shumë i pafuqishëm edhe Aleksandër Lumezi, kryeprokurori i Shtetit, kundrejt kësaj bande Devolli dhe rrjetit të saj, si banda 'Pronto' dhe klubi më i rrezikshëm në Ballkan, i udhëhequr nga Shpend jahti të kanaleve të nëntokës. Në fillim Aleksi i kishte fjalët e forta që prokurorët e kanë rastin të bëhen heronj dhe ç´u bë..., asgjë", theksoi ai. Gazeta u ka dërguar pyetje edhe Prokurorisë së Shtetit dhe asaj Speciale për këto çështje, por nuk ka marrë përgjigje.

GURAZIU: PËRMES MANIPULIMIT E MASHTRIMIT, PO TENTOHET QË NË KRYE TË VV-SË TË VJEN NJERIU I PËRKRAHUR DHE I PAGUAR NGA KRIMI I ORGANIZUAR DHE NËNTOKA KRIMINALE, E QË ËSHTË VETË SHPEND AHMETI

Analistët kanë dyshimet e tyre. Madje ata kërkojnë që me këto dyshime të merret për hetim edhe Prokuroria e Shtetit dhe ajo Speciale."Shpend Ahmeti pasurinë publike në Prishtinë ia ka premtuar Devollëve, sidomos kur është fjala për Pallatin e Rinisë dhe tokën disa hektarësh komunale përreth këtij pallati. Shpend Ahmeti po e shantazhon Albin Kurtin edhe përmes takimeve të shpeshta e ngjitjeve me Ramush Haradinajn, e që sigurisht për synim e kryetemë i kanë edhe pasuritë publike të shtetit në Prishtinë, sidomos Pallatin e Rinisë dhe tokën disa hektarësh komunale përreth këtij pallati, e që Shpend Ahmeti ia ka premtuar Devollëve para afro 4 vjetësh, gjatë takimeve të hershme në jahtin e tyre", tha Ragip Guraziu. "Përfundimisht me këto veprime po dëshmohet se VV-ja, partia e cila akuzonte rivalët tjerë për kapje të shtetit, korrupsion, krim të organizuar dhe vrapim pas pasurimit të shpejtë kriminal, realisht vetë në momentin kur përmes mashtrimit të madh e gënjeshtrave e morën pushtetin, para 4 vitesh ,edhe atë fillimisht vetëm në kryeqytet më 2013-ën, nuk i rezistuan aspak inkriminimit, bile u inkriminuan aq shpejt e menjëherë në dhjetor 2013&janar 2014, kur në formë avanci për marrëveshjen kriminale që kishin bërë marrën 3 çelësa të tri shtëpive në Fshatin ndërkombëtar në Prishtinë, për të vijuar më tutje aq shumë saqë ia kaluan shumëfish edhe klanit kriminal PRONTO", theksoi ai për "Kosova Sot". Analisti Guraziu shpreh dyshimin edhe rreth blerjes së mandatit të dytë për Shpend Ahmetin me paratë e vëllezërve Devolli."Mund të jetë mandati i dytë i Shpend Ahmetit, mandat i fituar dhe i blerë ekskluzivisht për vëllezërit Devolli dhe me lekët e krimit, që t`iu ndajë dhjetëra hektarë tokë në qendër të Prishtinës tek Pallati i Rinisë, pastaj stacionin e autobusëve, tenderë, gjë që ka filluar t`iu japë tanimë kompanive të Blerim Devollit në Maltë parajsë fiskale e shumëçka tjetër. Krejt kjo tollovi në VV burimin e ka te motori i krimit të organizuar. Shpend Jahti dhe Dardan Sejdiu, të cilët bashkë me Devollët dhe ortakun e tyre të inkriminuar ia kanë shpërlarë trurin përmes joshjeve të panumërta multimilionëshe edhe Dardan Molliqajt dhe klubit e klikës së tij brenda VV-së, po tentojnë që përmes manipulimit e mashtrimit të sjellin në krye të VV-së njeriun e përkrahur dhe të paguar nga krimi i organizuar dhe nëntoka kriminale, e që është vetë Shpend Ahmeti me asistentin e pandashëm Dardan Sejdiu si "zagarin" për gjuetarin! Me këtë rast 'kriminal', me përfshirje në krim të organizuar, e që po zgjat prej katër vjetësh me krerët e lartë të Prishtinës, duhet të veprojë fuqishëm Prokuroria Speciale (PSRK) dhe Kryeprokuroria e Shtetit, duke u bazuar në shumë kallëzime penale të ushtruara e të deponuara nga denoncimet e qytetarëve, bizneseve, por edhe të subjekteve politike në drejtim të Shpend Ahmetit dhe grupit të tyre kriminal, sikur edhe kundër nxitësve të këtij krimi, vëllezërit Devolli dhe jo vetëm", potencoi analisti Guraziu.

Mandat në shërbim të krimit

Analisti politik Blerim Burjani thotë se me këtë mandat të dytë të Shpend Ahmetit Prishtina vetëm do të dëmtohet dhe nuk ka shumë shpresa që të zhvillohet dhe të ecë përpara në interesin e qytetarit. Ky mandat, sipas Burjanit, do t'u shërbejë komunarëve të Prishtinës vetëm për pasurimin e tyre të kundërligjshëm."Duke pasur parasysh se këta njerëz nuk janë të aftë që vetë të krijojnë pasuritë, me mundin e tyre dhe kapitalin e bërë vetë dhe në mënyrë të ndershme, atëherë për fukarenjtë e tillë dhe milionerët e bërë më së lehti për të shtuar pasurinë e tyre janë politika dhe sundimi me pronën e qytetarëve, nuk është aspak i çuditshëm as bashkëpunimi për përfitime reciproke në thirrje të interesit të përgjithshëm", u shpreh ai. Shumë lidhje biznesesh janë bërë në Prishtine në katër vitet e fundit dhe tash edhe katër vjet tjerë dështimi i madh i qytetarëve të Prishtinës në këtë temë", tha Burjani për "Kosova Sot".
Qytetarët nuk i besojnë kryetarit
Se mund të ketë lidhje të thella të kryetarit Shpend Ahmeti me rrjetet e krimit të organizuar, me të përfolurit vëllezërit Devolli, nuk janë krejtësisht të panjoftuar as qytetarët e Prishtinës, të cilët kërkojnë që këto dyshime dhe rastet e denoncuara në Prokurori të trajtohen në bazë të ligjit dhe të mos mbeten veç spekulime. Sa i përket mandatit të dytë të Shpend Ahmetit, nuk janë optimistë të ndonjë suksesi për interesin publik, përpos rrezikut që paraqet me tjetërsimin e pronës komunale. Qytetari Riza Gashi tha se ka dëgjuar për lidhjet e Shpendit me Devollët, por ato sipas tij akoma nuk po zbulohen e nuk po faktohen nga organet kompetente, që do të duhej të ishte Prokuroria Shtetit."Deri më tani, sa e njoh unë, nuk ka qenë ndonjë sukses i madh për të, e për sa është i lidhur me Devollët unë nuk e di. Devolli po thonë se e ka blerë një pjesë te amortizerët e diku tjetër, por se sa është ky i përzier në atë drejtim unë nuk e di, por po flitet për të, edhe në kohët e fundit me sa di unë po përflitet. Nëse ka diçka aty, ata nuk e meritojnë me qenë në atë vend të punës ku duhet të punohet për të mirën e interesit të komunës, të popullit. Këto janë gjëra të këqija. Njerëzit që kanë përgjegjësi serioze japin dorëheqje prej funksionit, qoftë edhe nëse marrin një tiketë në komunikacion nga policia e për këta që po flitet gjithçka e që po shkruhet, por edhe për shumë të tjerë", tha qytetari Riza Gashi. Ai ka kërkuar që të gjitha dyshimet që po ngrihen në opinion të trajtohen nga prokuroria dhe të zbardhet e vërteta. Gjykim kritik dhe kërkim për veprim të institucioneve të sundimit të ligjit deklarohet edhe pensionisti Bahri Syla."Sa u përket tenderëve, kryetari i komunës duhet ti dijë rregullat se si shkon puna e tenderëve, shpallet konkursi, njerëzit të cilët i plotësojnë kushtet marrin pjesë dhe normal që nëse edhe Devollët i plotësojnë kushtet sipas ligjit, nëse nuk ka ndonjë dyshim, nëse nuk ka diçka që është folur, që më herët kryetari i komunës ka njëfarë lidhje me këta të Devollit, që nuk ka ndonjë prapavijë, edhe Devollët le ta marrin, por nëse ka dyshime, sikur para disa ditësh gjatë këtyre zgjedhjeve që ishin, prokuroria duhet të merret me këtë problem, për të parë nëse ka diçka që është folur nëpër çarshi apo nuk ka diçka të bazuar e reale. Unë jam i mendimit se vetëm sikur e përcaktojnë rregullat dhe ligji duhet të veprohet, jo vetëm kryetari i Prishtinës, por që të gjithë qytetarët dhe ata që kanë vende udhëheqëse në Kosovë duhet dhe është mirë t'u përmbahen Kushtetutë dhe ligjeve të Kosovës", tha pensionisti Bahri Syla për "Kosova Sot". Sipas tij, nëse u përmbahen këtyre ligjeve e rregullave që ka miratuar Kuvendi i Kosovës nuk do të ketë malverzime, por nëse i shkelin ato dhe i lënë pas shpine, atëherë bie ndesh me ligjin edhe kryetari i komunës.

(Kosova Sot)