Njerëzit e politikës janë mësuar t’i shtyjnë përpara proceset vetëm me presion ndërkombëtarë(Foto/Video)

  • 13 March 2018 - 11:10
Njerëzit e politikës janë mësuar t’i shtyjnë përpara proceset vetëm me presion ndërkombëtarë(Foto/Video)

Shumica e të anketuarve janë të pajtimin se njerëzit e politikës në Kosovës janë mësuar që t’i shtyjnë para proceset vetëm me presion ndërkombëtarë ngase nuk kanë iniciativë.

 

Image

 

Fidan Zeqiri thekson se konstatimi qëndron ngase spektrit tonë politik ju mungon iniciativa të marrin vendime ngase të gjitha vendimet janë bërë me presion ndërkombëtarë. “Ata kanë iniciativa vetëm për interesa personale”.

 

Image

 

Njomza Hoti thotë se është për keqardhje se si spektri politik vendor nuk po vepron me iniciativa të tyre mirëpo veprimet e tyre pasojnë vetëm pas presionit të madh të ndërkombëtarëve.

 

Image

 

Ibrahim Istogu shprehet se institucionet e Kosovës nuk marrin vendime pa ndihmën e ndërkombëtarëve. “Kjo ngase atyre ju mungon iniciativa. Kjo ndodhë  ngase ata nuk janë të bashkuar në mes vete për vendime madhore”, u shpreh ai.

 

Image

 

Muhamet Jupolli thotë se presionet ndërkombëtare po e pengojnë politikën tonë që të ecën përpara dhe i tëri ky presion ndërkombëtarë ndaj spektrit tonë politik bëhet që ta ndihmojnë Serbinë..

(Kosova Sot)