Këto institucione vështirë plotësojnë kushtet për liberalizim vizash(Foto/Video)

  • 14 March 2018 - 11:04
Këto institucione vështirë plotësojnë kushtet për liberalizim vizash(Foto/Video)

Qytetarët e anketuar nga “Kosova Sot” janë skeptike se do të plotësohen kushtet me këtë qeverisje

Image

Hajdar Pasha thotë se është një problem, që shqiptarët duan të pajtohen me vete, që është pak si vështirë, liberalizimi do të vijë nesër. “Por nuk duan, pasi ne jemi kokëfortë”.

Image

Izet Zhuja shpreson se nëse miratohet demarkacioni do të kemi liberalizim të vizave, por janë edhe dy kushte tjera të cilat duhet t’ i plotësojë vendit, por politika nuk po tregon. “Nuk besoj se tri kushtet do të plotësohen”.

Image

Ismajl Hamiti thekson se demarkacion do të kalojë, por do të kemi prapë pengesa, që  në realitet nuk janë pengesa por detyra të shtëpisë që duhet ti kryejmë. “Korrupsioni është, një problem shumë i madh”, është shprehur ai.

Image

Mehmet Krasniqi beson se së shpejti do të ketë liberalizim të vizave për qytetarëve e Kosovës dhe e mira e liberalizimit të viza do të shkojë në të mirë, sidomos të të rinjve, të cilët kanë nevojë për punë.

(Kosova Sot)