I vjedhin biçikletën djalit, mamaja mashtron hajdutin t’ia sjellë në shtëpi (Video) - TV - Kosova Sot
I vjedhin biçikletën djalit, mamaja mashtron hajdutin t’ia sjellë në shtëpi (Video)

I vjedhin biçikletën djalit, mamaja mashtron hajdutin t’ia sjellë në shtëpi (Video)

Një nënë e guximshme mashtroi një hajdut që kishte vjedhur një biçikletë nga djali i saj 12-vjeçar dhe madje arriti ta binte atë që ta sillte biçikletën në shtëpinë e saj.

Jemma Shaw, nga Cleethorpes, në verilindje të Lincolnshire në Angli zbuloi biçikletën e djali të saj që ishte për shitje në një faqe në Facebook 24 orë pasi ishte vjedhur.

Ajo ka treguar se djali i saj sebashku me një shok kishin shkuar në park, kur dy persona të tjerë i kishin vjedhur biçikletën afro 1 orë pasi kishin biseduar me minorenët.

Pasi pa biçikletën në shitje, ajo kontaktoi me hajdutët dhe u kërkoi që ta blinte kundrejt shumës që ata kërkonin nëse do ia sillnin në shtëpi.

E kur “tregtari” mbërriti në shtëpi me biçikletën me vete, ka kuptuar se kishte rënë në kurth, por ishte tepër vonë.

 


(Kosova Sot)

12 orë e 10 minuta më parë
14/12/18