Katër të plagosur nga shpërthimi në rafinerinë e naftës në Bosnje (Video)

  • 10 October 2018 - 10:23
Katër të plagosur nga shpërthimi në rafinerinë e naftës në Bosnje (Video)

Mbrëmë ka ndodhur një shpërthim në rafinerinë e naftës në Brod të Bosnjës.

Sipas policisë vendore, së paku katër persona u plagosën nga shpërthimi në rafineri dhe se të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë.

Po ashtu autoritete lokale kanë njoftuar se zjarri është lokalizuar. Shpërthimi u raportua të ketë ndodhur rreth orës 21:30.
 

(Kosova Sot)