“Schwarzenegger-i 5-vjeçar” që po habitë botën, shikoni çfarë pompa bën

  • 02 December 2018 - 09:24
“Schwarzenegger-i 5-vjeçar” që po habitë botën, shikoni çfarë pompa bën

Një djalë i cili quhet gjerësisht si "Schwarzenegger-i pesëvjeçar" ka thyer gjashtë rekorde botërore pas një seance maratone gjatë së cilës arriti të bënte 3,202 pompa të njëpasnjëshme.

Rakhim Kurayev bëri 1.000 pompa në vetëm 40 minuta e 57 sekonda dhe 2.000 pompa në 1 orë 30 minuta për të futur veten në librat e rekordeve botërore.

Udhëheqësi i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, pohoi se djali, i cili shkon në kopsht, ka siguruar edhe pesë rekorde të tjera botërore.

"Schwarzenegger-i pesëvjeçar" më herët, mori një Mercedes të ri fringo nga një toger i afërt me Vladimir Putin, si dhuratë për aftësive të tij fizike.

Ndërkohë, Ramzan Kadyrov, i dhuroi djalit një vizitë në një dyqan të madh lodrash ku mund të blinte gjithçka që donte. 

 
 
(Kosova Sot)