Protagonisti i 'Home Alone', nuk e ka parë filmin që 15 vite (Video)

  • 11 December 2018 - 18:01
Protagonisti i 'Home Alone', nuk e ka parë filmin që 15 vite (Video)

Filmin që ne e shohim çdo fundvit, protagonisti nuk e ka parë asnjëherë për 15 vite.

Aktori Macaulay Culkin, i cili u bë i famshëm në saje të rolit në filmin “Home Alone”, thotë se ka kaluar një kohë të gjatë që nuk del nga shtëpia gjatë festave të Krishtlindjeve.

Megjithëse kanë kaluar 28 vjet që nga dalja e filmit, pothuajse të gjitha televizionet e shfaqin filmin në kohën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Nga kjo krijimtari shumë popullore ai ende fiton milionat.

Gjatë një interviste me Ellen DeGeneres, aktori tha se nuk i pëlqen ta shikoj filmin ku shfaqet në rolin kryesor. Ai pranoi se për herë të fundit e kishte shikuar 15 vjet më parë. 

Aktori pohoi se kur ka qenë i ri e ka shfrytëzuar popullaritetin e filmit në mënyrë që të dal në darka romantike me femrat. Tani ai thotë se kjo më nuk funksionon.
“Nuk mund ta shikoj filmin si të gjithë të tjerët pasi unë e di se çdo pjesë të xhirimeve”, tha ai.

 

(Kosova Sot)