5-vjeçari që lufton kancerin (Video)

  • 19 December 2018 - 09:23
5-vjeçari që lufton kancerin (Video)

Edhe pse i sëmurë me kancer, ky 5-vjeçar është i vendosur të mos lejojë asgjë të ndikojë në jetën e tij. Vogëlushi Solomon Haufano, dhimbjen që i jep kimioterapia, duket se ka vendosur ta kalojë duke kërcyer nën ritmet e këngëve të Michael Jackson si “Bad”, “Billie Jean” dhe “Beat it”, teksa ka të veshur kostumin e Spiderman.

Edhe pse ende shumë i vogël dhe ndoshta nuk e di se me çfarë po e përball jeta, atë nuk mund ta ndalë asgjë të interpretojë disa nga lëvizjet e ‘Mbretit të Popit’.

Video e tij është bërë virale në internet. Për shumë persona, 5-vjeçari është shembull i një personi që nuk lejon sëmundjen vdekjeprurëse të kancerit, ta pengojë të jetë i lumtur. Solomon ka marrë përkrahjen e të gjithëve, të cilët i urojnë ta shikojnë të performojë në skenë një ditë.

 
(Kosova Sot)