Duhej të kujdesej për të, por shikoni si e keqtrajton gjyshen 79-vjeçare(Video) - TV - Kosova Sot
Duhej të kujdesej për të, por shikoni si e keqtrajton gjyshen 79-vjeçare(Video)

Duhej të kujdesej për të, por shikoni si e keqtrajton gjyshen 79-vjeçare(Video)

Një ndihmëse është filmuar nga kamerat e sigurisë ndërsa keqtrajtonte një të moshuar, e cila mezi lëvizte.

Pamjet janë filmuar ditën e Krishtlindjeve ndërsa gjyshja me afësi të kufizuara, mundohej të ngrihej në këmbë pasi ishte rrëzuar në dysheme. Por, në vend që ta ndihmonte, ndihmësja është parë teksa fillon ta tërheqë të moshuarën zvarrë.

Kujdestarja në fjalë ishte shkarkuar nga shtëpia e pensionit dhe si duket po ia nxirrte nervat 79-vjeçares në ditën e saj të fundit të punës.

Anëtarët e familjes së pensionistes e zbuluan sjelljen tronditëse të kujdestares kur po shqyrtonin pamjet nga monitoruesit e tyre në shtëpi.

Duke parë pamjet ata dëgjuan gjithashtu zërin e të moshuarës që qante e dëshpëruar duke thirrur emrat e fëmijëve të saj.

 
(Kosova Sot)

23 orë e 37 minuta më parë
17/01/19