Dhjetë bretkosa “trimëresha” i hipin sipër një pitoni gjigant (Video)

  • 31 December 2018 - 13:59
Dhjetë bretkosa “trimëresha” i hipin sipër një pitoni gjigant (Video)

Një pamje e çuditshme është incizuar në Australinë perëndimore. Dhjetë bretkosa i janë ngjitur mbi trup një pitoni të gjatë. Besohet se gjallesat kanë vepruar në këtë mënyrë që t’i shpëtojnë vërshimeve dhe kjo mënyrë e udhëtimit si duket është më e lehtë për to.

“Dola jashtë dhe pashë se liqeni kishte dalë nga shtrati. Mijëra bretkosa po mundoheshin ta gjejnë një vend për t’u strehuar. Më pas e pashë pitonin tropikal me një grumbull ‘kalorësesh’ sipër tij”, tha Paul Mock, njeriu i cili e fotografoi pamjen.

Sipas tij, pitoni është i gjatë rreth 3.5 metra dhe e viziton rregullisht pronën e tij. Duket se ai është një kafshë mjaft e zgjuar sepse nuk i ka ngrënë bretkosat për shkak të helmit që kanë ato.

Shumë përodorues të internetit u tmerruar nga këto pamje, por disa gjetën mënyrën për të bërë shaka. “Kur taksi nuk vjen, duhet ta përdorësh mjetin që ke në dispozicion”, tha njëri nga komentuesit, shkruan “BBC”

(Kosova Sot)