Sorra shfaqet brenda aeroplanit gjatë fluturimit, pasagjerët mbesin të habitur

  • 14 January 2019 - 14:10
Sorra shfaqet brenda aeroplanit gjatë fluturimit, pasagjerët mbesin të habitur

Një pasagjer i pazakonshëm u zbulua gjatë një fluturimi 12 orësh nga Singapori për në Londër.

Sorra u shfaq në seksionin e klasit biznesor të fluturimit të Singapore Airlines të hënën.

Një zëdhënës i agjencisë së fluturimit konfirmoi incidentin një javë më vonë dhe tha se sorra u kap sapo u zbulua në aeroplan

Në një video të publikuar në Facebook, sorra mund të shihet duke qëndruar në mbështetësen e kokës së ulëses, para se një stjuardesë dështon ta kapë atë.

Mbetet e paqartë se si ia doli të hynte në kabinën e aeroplanit apo ku qëndroi e fshehur për 12 orë gjatë fluturimit.

?(Kosova Sot)