Helikopteri bie rrufeshëm në tokë, gjithçka filmohet nga kamerat brenda dhe jashtë (Video)

  • 15 February 2019 - 22:34
Helikopteri bie rrufeshëm në tokë, gjithçka filmohet nga kamerat brenda dhe jashtë (Video)

Ky është momenti i tmerrshëm kur një helikopter turistik papritmas përplaset në tokë dhe rrotullohet, pasi piloti humbi kontrollin. Incidenti ka ndodhur në Tupungato të Argjentinës. Piloti u rrëzua teksa po kryente një ulje emergjente pranë fermës së San Antonio.

Por, ndërsa afrohet në tokë, avioni befas përkulet në të djathtë dhe rrëzohet në bar, ndërsa helikat përplaset me një gardh.

Një tjetër video e filmuar nga brenda helikopterit, tregon pilotin dhe një pasagjer.

Helikopteri "La Puntilla" kishte marrë dy turistë amerikanë në një turne panoramik në zonë kur piloti, Walter Quiroga, vuri re se diçka ishte e gabuar dhe vendosi të kryejë një ulje emergjente.

 

(Kosova Sot)