11 vite pavarësi, Kosova në rrezik nga copëtimi (Video)

  • 17 February 2019 - 09:52
11 vite pavarësi, Kosova në rrezik nga copëtimi (Video)

Sot Kosova shënon 11 vjetorin e Pavarësisë.

Për këto 11 vite, Kosova ka dështuar të anëtarësohet në organizatat e ndryshme ndërkombëtare, si OKB, NATO, UNESCO, INTERPOL, etj...

Në 11 vjetorin e saj, Kosova rrezikohet nga copëtimi dhe shpërbërja.

Presidenti Thaçi dhe homologu i tij serb, Vuçiq kanë zhvilluar takime të shumta!

Në marrëveshjen finale me Serbinë, Thaçi nuk ka përjashtuar korrigjimin e kufirit Kosovë-Serbi!

Në media, flitet se Serbia do t’i marr Mitrovicën e Veriut, së bashku me Trepçën, Ujmanin, Leposaviqin dhe Zubin Potokun.

Kurse, Thaçi thotë se Kosova do ta marr Preshevën, Medvegjen e Bujanocin.

 

(Kosova Sot)