Kush dhe pse e vendosi veturën në këtë pozitë?
Një veturë e vjetër është vendosur në mënyrë të çuditshme pranë hekurudhës në qytetin e Vushtrrisë, një vend i njohur për trafikun dhe kalimin e trenave, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ndërsa situata ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe autoriteteve, ende nuk është e qartë pse një qytetar ka vendosur ta lë atë në këtë mënyrë.
Dëshmitarët e ngjarjes thonë se makina duket të jetë lënë aty me qëllim, ndoshta si pjesë e një proteste apo për arsye personale të individit.
(Kosova Sot Online)