Këqyrni, se kini çfarë të shihni

  • 10 January 2018 - 17:59
Këqyrni, se kini çfarë të shihni

Hailey Baldwin shkëlqen me detajet e tejdukshme

Së fundmi ka bërë me dije se kishte pësuar një fatkeqësi me një dërrasë bore. Por, u duk se Hailey Baldwin ishte krejt në rregull, kur kishte marrë pjesë në ndejën e "Instyle" dhe "Warner Bros", te ngjarja "Golden Globes", mbajtur në hotelin në Beverlli Hills. Bukuroshja 21 vjeçe ka shkëlqyer me një fustan me panele të tejdukshme "Dsquared2", që pak i kishte lënë imagjinatës derisa po pozonte në tepihun e kuq. Të brendshmet e bukuroshes po dalloheshin më së miri nën fustan derisa flokun e saj me ngjyrë pink e kishte lidhur në majë të kokës. Ajo po ashtu kishte postuar edhe një video të saj në "Instagram" derisa ishte në një ashensor, aplikuar kishte dhe një buzëkuq me nuanca neutrale, derisa ishte në qendër të vëmendjes.

Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)