Për pak u përplas me ish-in

  • 14 February 2018 - 08:22
Për pak u përplas me ish-in

Jennifer Lawrence, me fustan me ndarje të thellë deri te ijët. Ishte një festë yjesh në ndejën e vitit, ku në listën e të ftuarve kishte shumë persona "VIP", si: Jennifer Aniston, Oprah, Adele, Leonardo DiCaprio dhe Chris Martin. Në këtë ndejë, Jennifer Lawrence ka shkëlqyer derisa po futeshin brenda ajo për pak sa nuk ishte takuar për së afërmi me ish-të dashurin e tij nga bendi "Coldplay". Fituesja e çmimit Oskar, 27 vjeçe, kishte ekspozuar fort këmbët e saj, e veshur me një fustan prej mëndafshi, derisa kishte dhe një ndarje të thellë deri te ijët, e në këtë grup ishin edhe disa nga miqtë e saj, si: P Diddy, Amy Schumer dhe French Montana. Duke theksuar figurën e saj, ajo shfaqi dekoltenë e bujshme, duke shfaqur edhe belin e hollë. Pak gjatësi kishte shtuar me sandalet e saj me taka të larta, derisa flokun e verdhë e kishte të valëzuar.  

(Kosova Sot)