Bebe Rexha për herë të parë në ‘Top5’ në SHBA (Foto)

  • 14 March 2018 - 11:12
Bebe Rexha për herë të parë në ‘Top5’ në SHBA (Foto)

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha ka hyrë për herë në ‘Top5’ të listës prestigjioze të ‘Billboard’ në Amerikë.

Kënga e saj “Meant to Be” në bashkëpunim me grupin ‘Florida Georgia Line’s’ qëndron në top-listën e zhanrit ‘Country’ prej 15 javësh. Bebe Rexha me këtë fakt, bëhet këngëtarja e parë në histori që  kryeson për një kohë kaq të gjatë me një këngë ‘Country’.

Lajmin e ka bërë të ditur këngëtarja nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’ku shprehet mjaft e entuziazmuar për këtë fakt.

“Nuk mund ta besoj, ‘Meant to be’ vazhdon të jetë kënga më e dëgjuar”.

Image

 

(Kosova Sot)