Khloe Kardashian sapo zbuloi emrin e vajzës. Të ketë lidhje me tradhtinë kjo zgjedhje?

  • 17 April 2018 - 09:30
Khloe Kardashian sapo zbuloi emrin e vajzës. Të ketë lidhje me tradhtinë kjo zgjedhje?

Khloe Kardashian mori gjithë vëmendjen e medias botërore pas tradhtisë nga i dashuri dhe pak ditë pas saj ajo solli në jetë fëmijën e saj të parë

Vajza që erdhi në jetë ka marrë emrin True Thompson, që në shqip përkthehet ‘e vërteta’. “Vajza jonë True Thompson, na ka vjedhur zemrën dhe na ka mbushur me dashuri. Është një bekim ardhja jote në jetë. Mami dhe babi të duan shumë, True”, -ka shkruar Khloe. Me këtë postim ajo ka lënë të kuptohet se tradhtinë e të dashurit, Tristan e ka harruar, por ndoshta emri i vajzës së saj ka marrë frymëzim nga ajo histori.

Image
Image