Pasi Eleni u rendit në vend të dytë, mediat greke bëjnë fajtore Shqipërinë (Foto)

  • 13 May 2018 - 14:26
Pasi Eleni u rendit në vend të dytë, mediat greke bëjnë fajtore Shqipërinë (Foto)

Ditë më parë mediat greke e shprehën hapur që nuk ishin aspak të kënaqur me faktin që Eleni si përfaqësuese e Qipros u kualifikua në finale dhe Greqia jo. Ndërsa tani pasi Eurovizion finalizoi edicionin e këtij viti dhe fitues doli Izraeli, e kanë kthyer vëmendjen nga Shqipëria duke e bërë fajtore për humbjen e Qipros. Mesa duket inati i tyre lidhet me faktin se Italia u votua me 12 pikë, ndërsa Qipro me 10.

“Eleni Foureira ishte aq afër burimit, por nuk arriti të pinte ujë…për shkak se ia mori Neta nga Izraeli. Por ajo që bëri përshtypje dhe la shije të hidhur tek përfaqësuesja e Qipros është atdheu i saj, Shqipëria, që nuk i dha 12 pikë. Gjërat mund të kishin ndryshuar nëse Eleni do të kishte marrë disa pikë më shumë nga disa vende, veçanërisht nga Shqipëria”, -shkruan e përditshmja greke “Protothema”. E vërteta është që 2 pikët që nuk morën prej nesh nuk do të bënin asnjë ndryshim me renditjen, ndaj e gjithë zhurma është e kotë.

'Image
'Image

 

(Kosova Sot)