Në shoping

  • 16 May 2018 - 16:56
Në shoping

Motra e saj e vogël Bella Hadid ka pushtuar skenën dhe tepihun e kuq në festivalin e filmit në Kanë. Por të hënën mbrëma, Gigi Hadid ishte shfaqur me një figurë më modeste se zakonisht, kur ishte dalluar në qytetin e Nju-Jorkut, aty ku edhe jeton. Bukuroshja 23 vjeçe e lindur në Los Anxhelos, kishte veshur një xhemper të thjeshtë dhe një palë çizme të shkurta derisa po ecte nëpër trotuar. Ajo u pa të dilte nga "30 Park Place", nga apartamenti i saj në Menheten, ku thuhet se e ëma e saj Yolanda Hadid thuhet të ketë një apartament. Me flokun e saj në një bishtalec të shprishur, ajo kishte veshur një palë xhinse të kaltra. Me veti kishte një çantë me shkëlqim me ngjyrë të zezë.

 

(Kosova Sot)