Xixëlluesja

  • 13 June 2018 - 15:37
Xixëlluesja

Shakira ndez atmosferën në Londër Ajo njihet më së miri për performancat elektrizuese derisa është në skenë. Dhe kështu, Shakira, 41 vjeçe, nuk kishte zhgënjyer derisa kishte theksuar edhe kësaj radhe linjat e saj bombastike në pah, derisa ishte në skenën e arenës së Londrës "O2", të hënën mbrëma. Bukuroshja e hitit "The Hips Don't Lie", këngët e saj i ka kënduar si pjesë e "El Dorado World Tour", derisa veshur ishte me një këmishë dhe një palë pantallona të ngushtë. Flokun e saj të artë, këngëtarja nga Kolumbia e kishte të lirë e të gjatë derisa ishte plot energji për adhuruesit e mbledhur në kryeqytetin britanik. Turneu i gjashtë me radhë i këngëtares Shakira ka filluar në qytetin gjerman të Hamburgut, më 3 qershor, derisa do të përfshijë një pjesë të madhe të Evropës, si dhe në Azi dhe Amerikën jugore dhe veriore.

 

 

(Kosova Sot)