Lendita Mjekiqi, lanson albumin e ri 'Nga zemra për ju' (Foto)

  • 13 June 2018 - 17:45
Lendita Mjekiqi, lanson albumin e ri 'Nga zemra për ju' (Foto)

Këngëtarja e muzikës popullore Lendita Mjekiqi, për dashamirët e muzikës popullore, pritet ta lansojë albumin e saj më të ri, me titull: "Nga zemra për ju" shkruan "Kosova Sot Online".
Albumi përmban gjithsej dhjetë këngë të interpretuara mjeshtërisht nga këngëtarja Lendita Mjekiqi, dhe të punuara në mënyrë profesionale nga Miti Geci dhe Sinan Kajtazi.

Në një prononcim për "Kosova Sot", këngëtarja shprehet "Jam shumë e kënaqur me bashkëpunetorët dhe punën e tyre, gjatë realizimit të këtij projekti muzikor, i cili përmban nëntë këngë.

Fillimisht është bërë përzgjedhja e këngëve, për të cilat jam konsultuar me miq dhe kolegë e rreth përzgjedhjes se tyre.
Të gjitha këngët janë realizuar në studion "Miti Geci" mik, bashkëpunetor dhe kompozitor edhe i disa këngëve të mia më parë, dhe mjeshtri i klarinetes Sinan Kajtazi të cilët me punën dhe përkushtimin serioz, i dhanë frymën e duhur gjithe ketij projekti (Albumi.)
Idea e këtij projekti ishte dhe është bërë për programin e muzikës popullore për Tv 21 dhe është xhiruar nga produksioni "Vula Films" ku përveç transmetimit në televizion këngët tashmë janë edhe në kanalin tim zyrtar nëYou tube.Përkushtimi dhe koha për këto kënge ka zgjatur rreth një vit!

Për  album është përkujdes produksioni ,,Arboni" nga Gjilani me producentin z. Florin Haliti përmes te cilit është bërë e mundur që të gjithë ata që dëshirojnë muzikën të cilën e kultivoj, ta kenë në duart e tyre edhe si Album. Përzgjedhja e këngeve është e larmishme siç janë: këngë për dasma, këngë qefi, këngë gyrbeti etj...
Gjej mundesinë për të shpreh gjithë dashamiresinë time gjithë atyre, që më duan, më mbështesin, dhe më kanë sjellë deri këtu ku jam. 
Dëshiroj të përmend dhe anën e dukjes sime, ku pergjatë gjithe ketyrë viteve  kam gjete mbeshtetjën te Fashion Designer Dona Matoshi të cilës do ti jem mirenjohëse, gjatë gjithë jetës. Gjithashtu Sallonin VOGUEhair & Makeup.

Sa i përket pritjeve për album: Jam munduar të jap më të mirën në këte album. Di të them se kam punuar shumë seriozisht. Uroj dhe shpresoj që të pëlqehet dhe të shpërblehet puna dhe përkushtimi. Mendoj se nga tematikat e këngeve secili që do ta dëgjoj, do ta gjejë vetën nëpër vargjet dhe meloditë e këngëve, ka deklaruar Lendita Mjekiqi.

Padyshim se ky album do të mirëpritet nga publiku, pasi edhe këngët janë përzgjedhur me finesë, në mënyrë që çdonjëri t'a gjejë vetën në ndonjërën nga këngët.

 

 

Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)