Rona Nishliu, e dashuruar pas bukurive natyrore (Foto)

  • 11 July 2018 - 17:23
Rona Nishliu, e dashuruar pas bukurive natyrore (Foto)

Këngëtarja e dashur mitrovicase Rona Nishliu, duket se për këtë verë ia ka gjetur 'ilaçin' vetës, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Në profilin e saj në Instagram, këngëtarja ka postuar një fotografi nga Kanioni i bukurive të rralla të Gjipesë, ku duket më e relaksuar se asnjëherë.

Kujtojmë se ishte po kjo Rona Nishliu, këngëtarja që në vitin 2012 bëri bujë me këngën e saj "SUS" , duke e kualifikuar Shqipërinë në pozitën numër pesë në 'Eurovizion', që prej atherë nuk ka arritur t'a lëkund asnjë këngëtar shqiptar nga kjo pozitë.

 

 

 

No filter Albania !!! Kanioni i Gjipesë

A post shared by Rona Nishliu (@rona1shliu) on

 

(Kosova Sot)