Pa sytjena

  • 12 July 2018 - 08:30
Pa sytjena

 Gigi Hadid bluzën e hollë e kombinon me xhinse të ngushta Aj është një nga modelet më të kërkuara në botë. Dhe, kështu, bukuroshja Gigi Hadid ka treguar formën e saj të magjishme derisa kishte dalë jashtë kompleksit të saj të apartamenteve të martën pasdite në Nju-Jork. Bukuroshja dhe modelja 23 vjeçe me këtë rast kishte vendosur të dilte pa sytjena, e veshur me një bluzë të errët e të shkurtë me ngjyrë të kaltër derisa trotuarin e kishte shndërruar në një pistë mode.

Gigi u duk e hatashme në veshjen modeste verore, të cilën e kishte kombinuar me një palë xhinse që shtriheshin deri sipër kyçeve të këmbëve. Me këtë rast, ajo kishte shfaqur shumë nga beli i saj i hollë dhe kishte vendosur të dilte pa sytjena në bluzën e hollë e të kaltër. Modelja e "The Victoria's Secret" kishte mbathur një palë taka me disa centimetra. 

(Kosova Sot)