Mozzik dhe Loredana pranojnë se do të bëhen prindër, nisin blerjet për fëmijën

  • 10 August 2018 - 10:40
Mozzik dhe Loredana pranojnë se do të bëhen prindër, nisin blerjet për fëmijën

Pak ditë më parë në media qarkulloi lajmi se Mozzik dhe Loredana do të bëhen prindër për herë të parë. Nga profilet e tyre në ‘Instagram’ u vu re se Loredana prej gati 5 muajsh nuk publikon fotografi të trupit, ndërsa Mozzik ka anuluar të gjitha koncertet deri në fillim të vitit 2019-të. Çifti nuk preferuan të flasin në media për të konfirmuar lajmin, duke qenë se vendosën të reagojnë vetë nëpërmjet postimeve në rrjete sociale. Në fillim ishte Mozzik ai që publikoi në ‘InstaStory’ një palë atlete të vogla fëmijësh dhe më pas Loredana bëri sërish të njëjtën gjë.

 

Nga stili i atleteve kuptohet se ata mund të jenë në pritje të një djali. Megjithatë me siguri me kalimin e kohës, Mozzik dhe Loredana do të tregojnë çdo gjë për fansat e tyre që presin me padurim deri në zbulimin e plotë të së vërtetës. 

(Kosova Sot)