Ma kanë ngjitë!

  • 10 August 2018 - 15:22
Ma kanë ngjitë!

Ariana Grande demanton thashethemet se kishte mashtruar ishtë dashurin e saj, Mac Miller, me atë që tani është i fejuari i saj, Pete Davidson Ariana Grande ka mohuar të kishte qenë e pabesë ndaj ish- të dashurit të saj, Mac Miller. Kjo këngëtare, 25 vjeçe, u nda nga Mac në muajin prill, për t'u parë më pas, vetëm pak javë më pas, me një tjetër, Pete Davidson, gjë që edhe nxiti zërat për tradhti të saj. Por, Ariana nuk i mbeti borxh aspak një fansi të saj, i cili kishte bërë këto pretendime në "Wednesday", duke i quajtur këto akuza 'të mërzitshme'. Pra, Ariana edhe një herë dëshmoi se me të vërtetë është 'grande'. S'guxon kush me ia prishë tymin!  

 

(Kosova Sot)