JA KU PO VJEN YLLI

  • 11 October 2018 - 14:20
JA KU PO VJEN YLLI
Dua Lipa, si nuse në ngjarjen "American Music Awards" Ajo ishte e caktuar për të kënduar derisa ishte e nominuar për "New Artist Of Year". E, madje edhe para se të fillonte shfaqja, Dua Lipa me dukjen e saj kishte bërë që të gjithë ta shikojnë me ëndje, kur u shfaq në tepihun e kuq gjatë ngjarjes "American Music Awards", në Los Anxhelos. Bukuroshja 23 vjeçe ishte veshur në një fustan të bardhë nusërie, që ishte i ngushtuar në bel dhe në mes të ijëve. Veshja e saj kishte tërhequr vëmendje falë dekoltesë. Bukuroshja e Mbretërisë së Bashkuar linjat i kishte theksuar edhe me një palë taka të larta, kurse aksesorët i kishte në minimum.

(Kosova Sot)