Pas shtrimit në psikiatri të Selenës, Justin fotografohet në gjendje të keqe

  • 11 October 2018 - 17:08
Pas shtrimit në psikiatri të Selenës, Justin fotografohet në gjendje të keqe

Dje ka bërë bujë të madhe lajmi i bërë publik nga ‘TMZ’ sipas të cilit Selena Gomez është shtruar në psikiatri. Ajo ka pësuar dy kriza të forta emocionale pas kontrollit të fundit mjekësor që i nxori sërish probleme në shëndet. Tashmë ajo po merr mjekimin e duhur për të kaluar problemet.

 

Pas lajmit të bërë publik, Justin është fotografuar duke dalë nga kisha gjatë mbrëmjes së kaluar në gjendje shumë të keqe. Ai është parë duke qarë teksa miqtë e tij mundohen ta qetësojnë.

 

Mediat e kanë lidhur këtë gjendje me lajmin për Selenën. E dashura aktuale e këngëtarit nuk ishte pranë tij, por pas këtyre lajmeve me siguri gjërat për ta nuk do të jenë mirë.