S'ka asgjë prej kësaj pune

  • 10 December 2018 - 08:22
S'ka asgjë prej kësaj pune

Hailey Baldwin bën të ditur se 'Instagram'-i e fut në ankth

Kjo nuk është hera e parë që ajo ka folur për zemërimin që ndien kur është në rrjetet shoqërore. Kështu, Hailey Baldwin ka postuar në tregimin e saj në "Instagram" edhe njëherë, duke postuar një porosi të gjatë në të cilën ajo ka bërë të ditur: Të jesh jashtë 'Instagram'-it është gjëja më e mirë ndonjëherë. Sa herë që pushoj prej tij, unë ndihem kaq mirë, shumë më e lumtur si person. Sa herë që kyçem, mua më kaplojnë ankthet, pikëllohem dhe lodhem. Ju lutem mos ma merrni për të keq', ka thënë bukuroshja 22 vjeçe, teksa shkruan: 'Instagram-i është një mjet i hatashëm dhe mënyrë e mirë për të mbetur në kontakt me të tjerët. Por se gjërat negative dëgjohen kaq me zë'.

 

(Kosova Sot)