Mbrëmja e xhinglave

  • 10 December 2018 - 08:34
Mbrëmja e xhinglave

Rita Ora me veshje inspiruese nga pizhamet

Për të është thënë se është në shtigjet e para të lidhjes me aktorin Andrew Garfield. Por, Rita Ora, 28 vjeçe, po fluturonte krejt e vetme në "Jingle Bell Ball" në Londër, ku kishte dalë në skenë dhe kishte kënduar disa nga hitet e saj. Pak kohë më parë ajo u shfaq në tepihun e kuq derisa në skenë u duk më ndryshe. Kështu, bukuroshja kishte veshur një xhaketë me stil të pizhameve derisa kishte dhuruar edhe shirit të argjendtë për të përfunduar veshjen. Veshur kishte dhe një korset të bardhë dhe taka të bardha për paraqitjen. Me këtë rast Rita kishte sjellë famën hollivudiane në këtë mbrëmje me flokun në kaçurrele dhe një palë syza të errëta. Lajmi për lidhjen e re u bë e ditur javën e kaluar, kjo për faktin se kohë më parë ajo u nda nga Andrew Watt, në muajin shtator.

 

(Kosova Sot)