Bebja me xixa

  • 10 December 2018 - 08:30
Bebja me xixa

Bebe Rexha shkëlqen me fustanin e saj, thekson gjithçka që mund të theksohet

Bebe Rexha ka performuar te "Cyndi Lauper's 8th annual Home For The Holidays", koncert ky i mbajtur në Nju-Jork. Këngëtarja 29 vjeçe ka shkëlqyer, e veshur në fustanin e argjendtë me xixa që kishte dhe një të çarë të thellë deri te ijët, kur u shfaq në skenën te "Beacon Theatre". Me këtë rast, Bebe kishte kombinuar fustanin e saj me xixa me një palë çizme të zeza dhe një palë vathë të mëdhenj. Këngëtarja e hitit "I'm A Mess" flokët e saj të verdha i kishte vendosur prapa veshëve. Në ndërkohë, dukja e saj kishte përfshirë edhe një palë qerpikë të rremë që thuajse po i bënin hije në fytyrën e saj pa asnjë të metë të vetme. 

 

(Kosova Sot)