P'i ngjesin llafe

  • 12 December 2018 - 08:14
P'i ngjesin llafe

Rita Ora shfaqet krejt e vetme në Londër, përkundër se thuhet që është në lidhje me Andrew Garfield-in

Jeta e saj romantike ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi, kjo falë disa raportimeve dhe fjalëve se është në lidhje me Andrew Garfield-in - para se të shihej me ish-in Andrew Watt në Amerikë. Kështu, Rita Ora u pa në qytetin e saj në Londër, ku ishte krejt e vetme dhe dallohej nga larg falë mënyrës së veshjes së saj. Bukuroshja 28 vjeçe u pa me një dekolte të thellë, kombinuar me një fustan me bel të thellë, një palë pantallona të tejdukshme dhe një palë çizme të zeza. Krijuesja e hitit "Girls" të ftohtin dimëror e kishte sfiduar me një pallto dhe një shall me ngjyrë të zezë. Duke i fshehur sytë prapa një palë syzeve, ajo kishte një karficë nga anash në flokun e saj prej platini, të cilin e kishte rregulluar drejt dhe të ndarë në qendër.

 

(Kosova Sot)