Shkodran Tolaj me Besiana Mehmedin e Stacy King ndjehen 'Apollon' (Video)

  • 13 December 2018 - 20:59
Shkodran Tolaj me Besiana Mehmedin e Stacy King ndjehen 'Apollon' (Video)

Është promovuar këto ditë kënga dhe videoklipi”Apollon” me tekst nga Avni Qahili, muzikë dhe orkestrim nga Kristi Pasha, punuar nga “Fabrika” production dhe interpretuar nga Besiana Mehmedi e Shkodran Tolaj, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Ndryshe nga ajo që jemi mësuar ti shohim derimë tani, Besiana luan rolin e xhelozes të cilës i rrezikohet dashuria nga një zezake që vjen dhe dashuron një shqiptar. Besiana vuan dhe interpreton në mënyrë të përkryer stilin pop, partneri i saj Shkodran Tolaj sjell fuqinë mashkullore, ndërkaq xhez këngëtarja e njohur Stacy King që për herë të parë bashkëpunon me shqiptar këndon në shqip dhe frengjisht dhe së bashku sjellin një trio sa aristike aq edhe komerciale e të kapshme për publikun.

Kënga tashmë po pëlqehet e dëgjohet e Shkodran Tolaj me të drejtë e ndjen vehten mbret “Apollon” në mes dy këngëtareve të mrekullueshme.

 

 

(Kosova Sot)