Faqja e gazetës

  • 16 December 2018 - 15:15
Faqja e gazetës

 Rita Ora e pranon se njerëzit mendojnë se ajo është e 'lajthitur' për mënyrën dhe stilin e 'çmendur' të veshjes P ër të nuk është habi se bën të gjithë ta kthejnë kokën në drejtim të saj, qoftë kur është në skenë qoftë edhe jashtë saj. Kështu, Rita Ora u shfaq edhe me një veshje spektakolare, derisa ka pranuar se njerëzit mendojnë që ajo është 'e lajthitur' për përzgjedhjet e 'çmendura' të modës kur u shfaq te "Chris Evans' Radio Two Breakfast Show", të premten në mëngjes. Këngëtarja e hitit "Let You Love Me", 28 vjeçe, ka treguar fizikun e saj në një fustan me motive të faqes së gazetës derisa ia kishte mësyrë studiove në Londër. Motin e freskët e kishte sfiduar me një pallto derisa për aksesorë kishte një kapelë derisa dukjen e kishte përfunduar me një palë çizme. 

(Kosova Sot)