Nostalgjia për natyralen

  • 18 December 2018 - 08:21
Nostalgjia për natyralen

 Rita Ora duket kaq e bukur dhe natyrale në foton e postuar nga e ëma e saj Ajo në mënyrë të vazhdueshme del me veshje të çuditshme dhe përplot me grim, me flokun e saj të verdhë me të cilin edhe identifikohet dhe gjithmonë shfaqet me stil të përsosur. Por, Rita Ora e ka dëshmuar se ishte po aq rrezatuese kur përmes një fotos ka ekspozuar fytyrën e saj me një foto të vjetër, të cilën e kishte postuar në llogarinë e nënës së saj, Vera Sahatçiu. Krijuesja e hitit "Hot Right Now", 28 vjeçe, ka shfaqur çehren e saj pa grim dhe flokët brune kaçurrele derisa po shkëlqente me kushëririn e saj Art Navakazi. Duke u dukur si një bukuroshe krejt natyrale, bukuroshja ishte veshur me një trik me jelek të bardhë. Rita - që është brune natyrale - flokun natyral e kishte nga anash, derisa e ëma e saj në lidhje me foton kishte thënë: 'Art, shiko se çfarë kam gjetur".

(Kosova Sot)