Marrëzisht të dashuruar! Xhensila publikon foton teksa puth Besin

  • 11 January 2019 - 11:50
Marrëzisht të dashuruar! Xhensila publikon foton teksa puth Besin

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë padyshim një prej çifteve më të dashur për publikun shqiptar. Ata nuk ngurrojnë asnjëherë që t’ia shprehin dashurinë njëri-tjetrit në publik.

Çifti është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku Xhensila dhe Besi qëndrojnë afër me fansat e tyre duke ndarë me ta momente nga jeta profesionale dhe ajo private.

Së fundmi këngëtarja e njohur ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” disa foto mjaft romantike. E teksa ndodhen në qytetin e bukur të Korçës të mbuluar nga bora, ata janë fotografuar teksa puthen.


(Kosova Sot)