Edhe Bella Hadid me xhaketë të verdhë?

  • 11 January 2019 - 15:09
Edhe Bella Hadid me xhaketë të verdhë?

Modelja është parë me një xhaketë të verdhë në një event të "Louis Vuitton" në Nju- Jork, të ngjashëm me xhaketat e verdha në rrugët e Francës

Shpeshherë për modelet thuhet të jenë po aq budallaqe, sa janë edhe të bukura, por në rastin e Bella Hadidit zor se vlen një konstatim i tillë. Ajo është parë e veshur me një xhaketë të verdhë, shumë të ngjashme me xhaketat që janë parë rrugëve të Parisit, te protestuesit që kërkonin kushte më të mira jetese. Si duket, Bella kishte për qëllim që ta bënte një deklaratë politike dhe, tek ne jemi duke folur për të, duket se ia arriti qëllimit. Në një foto Bella shihet vetëm me këmishë dhe me këtë xhaketë të verdhë dhe, dukej si mos më mirë. 

(Kosova Sot)