I ka prishur paraja

  • 11 January 2019 - 15:13
I ka prishur paraja

Është shumë mirë kur sheh dy motra duke kaluar mirë me njëra-tjetrën, por gjërat nuk shkojnë gjithmonë kështu

Ndonjëherë midis motrave ka edhe urrejtje, shumë urrejtje, sikur në rastin midis Kylie dhe Kendall Jennerit. Janë motra, të dyja të bukura, të dyja të reja, të dyja të pasura. Megjithatë, njëra pak më e pasur sesa tjetra. Derisa Kylie Jenner ka një pasuri prej rreth 900 milionë dollarësh, Kendall thuhet 'të vlejë' vetëm rreth 50 milionë. Dhe, si duket ky dallim në pasuri është bërë shkaku kryesor pse janë prishur motrat midis tyre. Burimet e përafërta me to thonë se grindja midis motrave është aq e madhe, saqë ato,thjesht, nuk mund ta shohin njëra-tjetrën me sy, si dhe nuk kanë asgjë të përbashkët midis tyre. Do të vijë një ditë kur do t'i bien pishman për këtë sjellje, por atëherë do të jetë vonë. 

(Kosova Sot)