Veç për shpirt t'vetin

  • 12 January 2019 - 08:20
Veç për shpirt t'vetin

Hailey Baldwin u duk shumë elegante, teksa kishte dalë për shëtitje, pa bashkëshortin

Pothuajse ajo kurrë nuk qëndron larg bashkëshortit të saj, Justin Bieber. Por, Hailey Baldwin me sa duket kishte gjetur pak kohë për t'ia kushtuar vetëm shpirtit të saj, kur ishte parë teksa kishte dalë nga hoteli i Los Anxhelosit pak para mesditës.

Modelja e bukur 22 vjeçe u duk e hatashme në një bluzë me ngjyrë të zezë dhe e tejdukshme, të futur në një palë xhinse me bel të hollë, derisa sipër kishte veshur një xhaketë në formë katrore. Bukuroshja e lindur në Arizona ka vazhduar të shkëlqejë me stilin e saj unik me një palë çizme dhe një çantë. Stilit të saj shik, Hailey i kishte shtuar edhe një palë syze dielli të markës "Ray Ban" dhe një palë vathë. Flokun e kishte lidhur, derisa çehren e kishte theksuar me pak grim. 

(Kosova Sot)