Fytyra e 'Pepsi'-t

  • 19 January 2019 - 07:57
Fytyra e 'Pepsi'-t

 Cardi B paraqitet në reklamën e 'Pepsi'-t gjatë lojës 'Super Bowl 53' P ërderisa ylli i saj po vazhdon të rritet me lartësi meteorike, këngëtarja Cardi B porsa ka ardhur me një fushatë tjetër të madhe. Bukuroshja dhe reperja 26 vjeçe do të jetë fytyra e 'Pepsi'-t për ngjarjen e muajit të ardhshëm "Super Bowl 53", raporton "TMZ". Burime nga produksioni kanë konfirmuar për uebsajtin se krijuesja e hitit "Bodak Yellow" tashmë ka nënshkruar dhe ka filmuar reklamën që do të shfaqet gjatë lojës. Reklama e 'Pepsi'-t është një ndër reklamat më të shpeshta gjatë lojës dhe gjithnjë tërheq emrat e mëdhenj në shoubiz. Vitin e kaluar Cindy Crawford ka rikrijuar reklamën e saj ikonë të vitit 1992 për 'Pepsi'-n, për "Super Bowl 52". Paraprakisht emra tjerë të mëdhenj ishin shfaqur në këtë mbrëmje, si Britney Spears, Mariah Carey, Pink dhe One Direction

(Kosova Sot)