Përfundimisht në 'Instagram'

  • 19 January 2019 - 08:03
Përfundimisht në 'Instagram'

Michelle Pfeiffer për të parën herë i bashkohet një aplikacioni në rrjetet shoqërore. Tri herë e nominuara për çmimin 'Oskar', aktorja e njohur, Michelle Pfeiffer, për të parën herë u është bashkuar rrjeteve shoqërore dhe llogaria e saj e vërtetuar në aplikacionin "Instagram" është "@michellepfeifferofficial". Aktorja legjendare, tashmë gjashtëdhjetë vjeçe, ka lënë gojëhapur më shumë se mijëra ndjekës në llogarinë e saj që kur në mesditë e ka aktivizuar faqen. Aktorja e filmit të njohur "The Murder on the Orient Express" arritjen e saj e ka paralajmëruar në mënyrë eksplozive, duke postuar një klip të sajin si "Catwoman" në filmin e Tim Burton, të vitit 1992, derisa foton e saj e ka përcjellë me mbishkrimin: 'MEOW Instagram'. Performanca prej një femrës fatale mund të ketë qenë hiç më pak se 26 vjet larg, por e ka inspiruar regjisorin Peyton Reed ta angazhojë si Janet van Dyne në filmin e verës së kaluarm "Ant-Man and the Wasp". 

(Kosova Sot)