I doli nafaka

  • 21 January 2019 - 07:57
I doli nafaka

Brad Pitt, në lidhje me aktoren Charlize Theron

Për aktorin e mirënjohur nga Hollivudi, bëhet fjalë për aktorin Brad Pitt, raportohet se është në lidhje me një tjetër yll, dy vite pasi që është ndarë nga bashkëshortja e tij, Angelina Jolie. Aktori 55 vjeç, ylli nga filmi "Allied", është në lidhje me aktoren Charlize Theron, 43 vjeçe, gjithnjë sipas "The Sun". Ata ishin njoftuar nga ish i fejuari i saj, Sean Penn.

Të dashuruarit e rinj thuhet se janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Dashurinë e tyre e kishin shfaqur edhe në premierën e filmit "Roma" te "Chateau Marmont" në Hollivud. 'Brad erdhi te "Chateau" më pas, kishte ndryshuar veshjen dhe iu bashkuar Charlize-s në një kënd te bari', tha një burim nga brenda.

(Kosova Sot)