A thua sa e ka numrin?

  • 21 January 2019 - 08:00
A thua sa e ka numrin?

Rita Ora ndërron numrin e saj të telefonit, thotë se mund të kontaktojnë me të vetëm ata me të cilët ajo do

Rita Ora ka zbuluar se së fundmi ka ndryshuar numrin e saj për ta 'pastruar' veten nga njerëzit me të cilët më nuk dëshiron të flasë. Me siguri duke e pasur fjalën për disa nga ish të dashurit e saj, bukuroshja 28 vjeçe ka thënë se askush më nga ata nuk mund të vihet në kontakt me të.

Për "The Mirror" ajo ka thënë: 'Kam pasur numrin e njëjtë të telefonit për një periudhë të gjatë kohore dhe përfundimisht e kam ndërruar atë. Tashmë jam e lirë, 'askush nuk më shkruan më'. Por kjo është një ndjenjë e mirë në fakt. Më duket sikur kam përjetuar një pastrim të madh. Ndoshta është e çuditshme, por e kam bërë. Tani kam fuqinë e asaj se mund ta shtoj këdo ta dua në jetën time, kam edhe energjinë me të cilën mund të bisedoj apo të rri'.

(Kosova Sot)