Ditë zie për Eugent Bushpepën, humb babanë në një aksident të rëndë

  • 21 January 2019 - 12:36
Ditë zie për Eugent Bushpepën, humb babanë në një aksident të rëndë

Këngëtari i dashur për publikun shqiptar Eugent Bushpepa ka humbur njeriun e dashur, babanë.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur gazetari, Gjergj Marku, me anë të një postimi në profilin e tij në “Facebook”.

Marku shkruan se Gjon Bushpepa ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë në Tiranë.

Ai tregon se prej disa ditësh babai i këngëtarit qëndronte në koma, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Statusi i plotë i gazetarit Gjergj Marku:

“SOT, për të ngushëlluar artistin Gent BUSHPEPA dhe familjaret për ndarjen nga jeta të babait të tij!…(Babai i këngëtarit të njohur mirditas është ndarë sot nga jeta pas një aksidenti të rëndë në Tiranë, ku dhe qëndronte në koma prej ditësh. Gjon Bushpepa ka qenë drejtues në disa sektorë në Mirditë dhe jo vetëm. Prej vitesh jetonte familjarisht në Tiranë. Ceremonia mortore në Rrëshen. Ngushëllime të thella familjes për këtë humbje të parakohshme”!”.

Image

(Kosova Sot)